Bëhet baba për herë të parë! Adrian Gaxha ndan momentin emocionues me ndjekësit 👶❤️
Një lajm i bukur ka ardhur nga familja e Adrian Gaxha. Këngëtari dhe partnerja e tij, Sidorela Dauti, janë bërë prindër për herë të parë, duke nisur kështu një kapitull të ri dhe shumë të veçantë në jetën e tyre.
Edhe pse Adriani ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, këtë herë ai vendosi ta ndajë lumturinë me ndjekësit në Instagram. Artisti publikoi një foto mjaft emocionuese, ku dora e vogël e foshnjës shtrëngon duart e prindërve.
“Mirë se vjen”, shkroi ai krahas postimit, duke konfirmuar ardhjen në jetë të bebit dhe emocionin e madh që po përjeton çifti. ❤️
Menjëherë pas publikimit, rrjetet sociale u mbushën me urime nga fansat dhe personazhe të njohur të showbizit shqiptar. Mes tyre reaguan edhe Blero, Argjentina Ramosaj, Vesa Smolica dhe Egzona Rafuna.
Deri tani, çifti nuk ka zbuluar ende emrin apo gjininë e foshnjës, por fansat po presin me padurim detaje të tjera nga momenti më i bukur i jetës së tyre.

