Mbrëmja e sotme në Ferma VIP u shoqërua me emocione dhe tension, teksa publiku vendosi që Fabjola të largohet përfundimisht nga gara.
Moderatorja Arbana Osmani bëri të ditur rezultatin e televotimit masiv, ndërsa fermerja u shfaq e penduar për ngjarjet e javëve të fundit.
Fabjola ishte në nominim që prej ditës së martë, pas vendimit të Agait lidhur me sjelljen e saj dhe fjalën ofenduese të përdorur ndaj moderatores në prime-n e kaluar.
Megjithatë, gjatë spektaklit të sotëm ajo kërkoi falje publike ndaj Arbanës, duke pranuar se ishte penduar për mënyrën si kishte reaguar dhe për situatën e krijuar.
“Vendim i drejtë. Unë nuk ja dola të jepja gjënë e bukur. Kanë bërë gjënë e duhur. Faleminderit për votat”, tha Fabjola pas shpalljes së vendimit.
Largimi i saj ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar momentin emocional të faljes dhe daljes nga shtëpia.

