Selin Bollati fiton Big Brother VIP Albania 5, rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh
Selin Bollati është shpallur fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, spektaklit më të ndjekur në Top Channel.
Balerina, e cila u kthye në një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, arriti të fitojë zemrat e publikut dhe të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, falë votave të teleshikuesve.
Në natën finale, Selini u përball në pod me Mirin, i cili u rendit në vendin e dytë. Ndërkohë, Rogerti u pozicionua i katërti dhe Mateo mbylli garën në vendin e tretë.
Finalja e madhe u shoqërua me një spektakël madhështor, plot emocione dhe surpriza nga produksioni i Top Channel për katër finalistët, duke e bërë këtë edicion një nga më të ndjekurit dhe më të diskutuarit deri më tani.
Big Brother VIP Albania 5 konfirmoi edhe një herë suksesin e formatit dhe ndikimin e tij të madh në publikun shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

