Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka arritur të tërheqë menjëherë vëmendjen që në hyrjen e saj në Ferma VIP, duke u kthyer në një nga personazhet më të komentuara që në natën e parë.
Gjatë një prej mbrëmjeve të para në fermë, ku për banorët u organizua një festë në ambient të hapur me muzikë dhe atmosferë festive, Mimoza mori mikrofonin dhe vendosi të improvizojë, duke “rrëmbyer” gjithë vëmendjen.
Ajo nisi të interpretojë këngën “Na na na” të Dafina Zeqiri, por me një kthesë krejt të papritur. Pas vargut të njohur “ani ani rrina”, në vend të vijimit origjinal “o zhan o xhan”, Mimoza shtoi spontanisht tekstin e saj: “qen o qen”, duke e përsëritur disa herë gjatë performancës.
Ky moment shkaktoi të qeshura dhe reagime të forta nga banorët e tjerë, ndërsa videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale në TikTok dhe platforma të tjera.
Por ajo që e bëri edhe më interesant këtë moment ishte reagimi i vetë këngëtares. Dafina Zeqiri ka komentuar në videon virale me një emoji zemre të bardhë 🤍, duke treguar se e ka marrë me sportivitet këtë interpretim të pazakontë.
Performanca e Mimoza Ahmetit po vazhdon të komentohet gjerësisht online, duke e kthyer atë në një nga figurat më virale të momentit brenda “Ferma VIP”.

@fermavip.vizionplus Moza ndez atmosferën në fermë, këndon dhe performon
♬ original sound – fermavip.al

