Zjarr në studiot e Top Albania Radio! Ndërpritet urgjentisht programacioni, reagon i prekur Ledion Liço

Një zjarr i papritur në ambientet e Top Albania Radio ka ndërprerë transmetimet e mëngjesit të sotëm, duke bërë që emisioni “Wake Up” të mos transmetohet.

Përmes një njoftimi, stafi ka bërë të ditur se të gjithë janë shëndoshë e mirë dhe ndodhen në kushte të sigurta, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme në ambientet e studios.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe drejtuesi i radios, Ledion Liço, i cili ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga studioja e mbuluar nga tymi.

“Një mëngjes i trishtë për Top Albania Radio dhe dëgjuesit e saj. Një zjarr i papritur ka dëmtuar studiot tona, duke e bërë të pamundur transmetimin normal. Edhe pse të shokuar nga kjo fatkeqësi e papritur, jemi të gjithë mirë dhe po punojmë fort për t’iu kthyer normalitetit”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, po punohet për riparimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të transmetimeve në normalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *