Luiz Ejlli rikthehet në Top Channel me emisionin e tij, zbulohet kur nis “Live me Luizin”

Luiz Ejlli rikthehet fuqishëm në ekran! Këtë herë jo si banor apo i ftuar, por si protagonist dhe drejtues i emisionit të tij, “Live me Luizin”.

99LAJME.COM mëson ekskluzivisht se emisioni pritet të nisë në fillim të muajit tetor dhe do të transmetohet çdo të premte në Top Channel.

Show do të sjellë muzikë live, humor, lojëra dhe të ftuar të njohur, të cilët do të përballen me Luizin në një format bisede ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim deri më tani.

Një element i rëndësishëm i emisionit do të jetë edhe orkestra live e Top Channel, e cila do të shoqërojë Luiz Ejllin në skenë çdo mbrëmje.

Pas suksesit në “Big Brother VIP Albania”, Luizi tashmë merr një tjetër rol të madh në televizion: formatin e tij, të ndërtuar rreth personalitetit, spontanitetit, humorit dhe muzikës së tij.

Dhe duket se ekranit i pret një rikthim i nxehtë… 🔥📺

View this post on Instagram

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *