Një format i ri dating reality, i zhvilluar në bashkëpunim me një produksion turk, pritet të sjellë në ekran një eksperiencë ndryshe për publikun shqipfolës. Ndryshe nga formatet klasike televizive, ky projekt synon autenticitetin dhe historitë reale të njerëzve të zakonshëm.
Xhirimet do të zhvillohen në një vilë në Stamboll, ku pjesëmarrësit do të jetojnë së bashku për rreth 6 javë, nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe në një ambient që favorizon krijimin e lidhjeve reale. Kliko këtu për të plotësuar formularin e aplikimit në faqen formulari.online! Programi do të transmetohet online, duke e bërë atë të aksesueshëm për një audiencë më të gjerë dhe më të angazhuar.
Produksioni është në kërkim të vajzave nga 19 deri në 30 vjeç dhe djemve nga 22 deri në 35 vjeç, të cilët janë single, të rehatshëm para kamerës dhe të gatshëm për një eksperiencë intensive. Fokusi nuk është tek personazhet e njohur publikë, por tek individë me personalitet, energji dhe histori për të treguar, nga influencer dhe artistë, deri tek sportistë apo profile krejtësisht autentike.
Përveç eksperiencës ndërkombëtare dhe ekspozimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë çmimin e madh si çift fitues.
Aplikimet janë tashmë të hapura dhe kandidatët mund të regjistrohen përmes formularit online në: formulari.online.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të përzgjedhjes, që përfshijnë intervista dhe audicione fillestare.
Ky projekt synon të sjellë një frymë të re në zhanrin e reality show-ve për publikun shqiptar — më pak skenar, më shumë realitet.

