Banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Dolce, e cila aktualisht po qëndron përkohësisht në Grande Fratello, ka hedhur poshtë çdo spekulim për një lidhje me Edin.
Ajo ka theksuar se nuk ndjen ndonjë pëlqim romantik dhe nuk ka asnjë dashuri për dikë brenda shtëpisë:
“Kam një lloj afërsie me dikë, por jo pëlqim romantik. Nuk e di a po më kuptoni. S’kam dashni ose lidhje me askënd,” tha Dolce, duke qartësuar situatën për banorët dhe publikun.
Kur u pyet nëse do të lidhej me dikë brenda Big Brother VIP Kosova, Dolce tha se kjo do të ndodhte vetëm nëse do të kishte ndjenja reale:
“Pse jo, ama nuk është askush që më pëlqen. Ka disa që janë të bukur, por nuk janë tipi im. Domethënë janë të bukur, por tipi im s’është asnjëri prej tyre,” shtoi ajo.
Dolce konfirmoi se momentalisht nuk ka interes romantik dhe se asnjëri prej djemve në shtëpi nuk i përputhet me tipin e saj.

