Dhurata Dora konfirmon bashkëpunimin me DJ Snake, kënga e re publikohet këtë javë

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, ka konfirmuar një nga bashkëpunimet më të mëdha të karrierës së saj deri më tani.

Artistja do të sjellë një projekt të ri muzikor me producentin dhe DJ-në e njohur ndërkombëtarisht, DJ Snake.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dhurata përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar këngën që është publikuar ditën e sotme.
Bashkëpunimi mes dy artistëve ka ngjallur interes të madh te fansat, pasi DJ Snake është një nga emrat më të njohur të skenës elektronike botërore, me hite që kanë dominuar listat ndërkombëtare dhe bashkëpunime me yje të muzikës globale.