Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë? Këngëtarja surprizon fansat me lajmin e ëmbël në Sheshin Skënderbej

Dafina Zeqiri ka ndarë një nga lajmet më të bukura me fansat e saj, duke zbuluar publikisht se është në pritje të fëmijës së dytë.

Artistja e njohur surprizoi publikun gjatë koncertit të mbajtur në Sheshi Skënderbej, ku mes emocioneve dhe atmosferës festive vendosi të ndajë lajmin e madh me të gjithë të pranishmit.

Në mes të performancës, Dafina u shpreh me humor dhe shumë emocion:

“Unë edhe Kreshniku ju kena thanë që kemi me e bo një ekip t’futbollit.”

Deklarata e saj u prit menjëherë me duartrokitje dhe brohoritje nga fansat, ndërsa videot e momentit kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale brenda pak minutash.

Ky lajm shënon një tjetër moment të rëndësishëm në jetën personale të këngëtares, e cila prej kohësh po shijon një periudhë të lumtur si në aspektin familjar, ashtu edhe në karrierën muzikore.

Fansat dhe personazhet publikë kanë mbushur menjëherë rrjetin me urime për Dafinën dhe partnerin e saj, ndërsa shumë prej tyre e kanë cilësuar lajmin si një nga surprizat më të bukura të koncertit në Tiranë.