Briken Calja shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes në Durrës. Peshëngritësi shqiptar triumfoi në kategorinë deri në 79 kg dhe fitoi tre medalje të arta në të gjitha stilet.
Në stilin e shkëputjes, Calja ngriti 150 kg, duke vendosur një rekord të ri ballkanik. Ai tentoi të thyejë rekordin evropian me 156 kg, por nuk ia arriti dhe mbylli garimin me 150 kg.
Në stilin e shtytjes, Briken ngriti 185 kg, duke fituar edhe këtu medaljen e artë.
Në dygarësh, rezultati i tij ishte 335 kg, duke siguruar edhe medaljen e tretë të artë në këtë kampionat.
Në të njëjtën kategori garoi edhe Erkand Qerimaj, por nuk pati fat. Ai nuk realizoi asnjë nga provat me 151 kg dhe nuk mori pjesë në stilin e shkëputjes.

