Nuk e mbajtën më sekret! Zbulohet ku dhe kur do të martohet Kida

Numërimi mbrapsht ka nisur për Kidën! Këngëtarja e njohur është vetëm pak ditë larg një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së saj: martesës me partnerin, Ajbin.

Çifti pritet të kurorëzojë dashurinë e tyre më 1 shtator, ndërsa për ceremoninë e madhe kanë zgjedhur një destinacion special, larg Kosovës. Roma do të jetë qyteti ku Kida dhe Ajbi do të nisin zyrtarisht një kapitull të ri të historisë së tyre.

Sipas detajeve që janë bërë publike, dasma do të zhvillohet në një rezidencë historike në kryeqytetin italian, ku pritet të mblidhen familjarë, miq të afërt dhe personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.

Teksa dita e madhe po afron dhe përgatitjet kanë hyrë në fazën finale, Kida ka ndarë edhe një moment nga këto ditë intensive. Në një video të publikuar në TikTok, artistja ka zgjedhur ta marrë gjithë situatën me humor.

“Gjithçka është në rregull, jemi mirë”, ka shkruar ajo, vetëm pak ditë para ceremonisë që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.

Edhe muzika duket se do të jetë një nga pikat kulmore të mbrëmjes. Mes artistëve që përfliten se mund të kujdesen për atmosferën janë Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu, dy emra shumë të dashur për publikun shqiptar.

Kida dhe Ajbi kanë preferuar që historinë e tyre ta mbajnë kryesisht larg ekspozimit të tepërt publik, ndaj edhe detajet e dasmës janë zbuluar gradualisht.

Tashmë mbetet vetëm pak kohë deri më 1 shtator, kur Roma pritet të bëhet skena e një prej dasmave më të përfolura të showbiz-it shqiptar. 99LAJME.COM do të sjellë detajet nga dita e madhe e Kidës dhe Ajbit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *