“Nga vila luksoze në Bodrum te Botërori”
Premtimi i presidentit turk ndez tensionin para Kosovës, lojtarëve u ofrohet shpërblim i jashtëzakonshëm
Atmosfera në kampin e Turqisë është në kulm në prag të sfidës vendimtare ndaj Kosovës për një vend në Kupën e Botës 2026. Ndeshja, që do të zhvillohet më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, pritet të jetë një përballje e zjarrtë mes dy skuadrave me objektiva të mëdha.
Por ajo që ka marrë vëmendjen e mediave nuk është vetëm ndeshja… por një premtim “luksoz” që ka tronditur rrjetin.
Gjatë stërvitjes së fundit të kombëtares turke, i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës Turke të Futbollit, İbrahim Hacıosmanoğlu, i cili ka vendosur të motivojë lojtarët në një mënyrë krejt të pazakontë.
Sipas raportimeve nga mediat turke, ai u ka premtuar futbollistëve se nëse arrijnë të kualifikohen në Botëror, secili prej tyre do të shpërblehet me një vilë luksoze në Bodrum – një nga destinacionet më të shtrenjta dhe turistike në Turqi.
“Kemi 22 vite që nuk kualifikohemi në Botëror. Nëse e arrijmë këtë objektiv, do të paguaj personalisht për vilat e lojtarëve,” mësohet të ketë deklaruar ai.
Ky premtim vjen si një shtysë e fortë për skuadrën turke, e cila kërkon të rikthehet në skenën më të madhe të futbollit botëror pas më shumë se dy dekadash mungesë.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky motivim “milionerësh” do të përkthehet në sukses në fushë… apo në festë për Kosovën në shtëpi. 🔥⚽

