Fansat e humorit shqiptar kanë një surprizë të madhe! Turjan Hysko konfirmoi se do të rikthejë “Apartamenti 2XL”, por këtë herë jo në të njëjtin format që e bënë spektaklin të famshëm. Lajmin e dha vetë ai gjatë një bisede në emisionin “Zgjohu me MCN”, ku foli gjerësisht për karrierën dhe prodhimet televizive.
“Sa i takon rikthimit të ‘Apartamentit 2XL’, do ta rikthej edhe një herë, por jo në të njëjtin format!”, tha Turjani, duke lënë të kuptohet se po punon për një version më modern dhe surprizues.
Ai shtoi se prodhimet televizive të suksesshme nuk duhet të zgjasin shumë, për të ruajtur freskinë dhe interesin e publikut:
“Produktet e mira nuk duhet të zgjasin më shumë se tre vite. Çdo gjë ka ciklin e vet dhe duhet të jetë brenda ritmit dhe imazheve të kohës, që të mos konsumohen.”
Pas rikthimit të tij në skenën e showbiz-it shqiptar, Turjan ka surprizuar fansat edhe me prurjen e tij më të fundit – filmin “Kazerma”, një projekt që ka lënë përshtypje të forta tek publiku.
📌 Duket se Turjan po kthehet fuqishëm dhe ka shumë surpriza për adhuruesit e humorit dhe të kinemasë shqiptare. Do t’ia japim një shans versionit të ri të “Apartamentit 2XL”!

