Një tjetër përplasje ka trazuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, këtë herë mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit, ku në qendër të debatit është bërë Selin Bollati.
Gjithçka nisi pas një momenti në pishinë, ku Mateo e ka kapur nga krahu Selin për ta hedhur në ujë. Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga Brikena, e cila reagoi menjëherë duke i kërkuar llogari për gjestin.
Modelja nga Kosova u shpreh e bezdisur dhe la të kuptohet se situata është keqinterpretuar edhe më parë nga publiku, duke iu referuar komenteve për raportin mes Mateos dhe Selin.
Sipas Brikenës, afrimiteti i tyre mund të krijojë përshtypje të gabuara, çka duket se ka nxitur edhe xhelozi nga ana e saj.
Pas debatit, ajo ka zgjedhur të distancohet nga Mateo, duke e injoruar në çdo moment brenda shtëpisë.
Nga ana tjetër, Mateo ka reaguar duke mohuar çdo qëllim të keq, duke theksuar se gjithçka ishte një veprim spontan dhe pa asnjë prapavijë.
Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në raportin mes tyre, apo është vetëm një tension i momentit në lojën e fortë të BBVIP.

