Pas koncertit të Kanye West, që shkaktoi debat të madh publik, në qarkullim kanë nisur zërat se një tjetër emër i njohur botëror mund të vizitojë Tiranën.
Gazetari Lavdrim Lita deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se gjatë muajit shtator pritet të mbërrijë në kryeqytet këngëtarja amerikano-latine Jennifer Lopez. Sipas tij, artistja ka pasur kontakte me qeverinë shqiptare, megjithatë nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një koncert, një event privat apo një projekt tjetër. Deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga institucionet apo nga ekipi i Jennifer Lopez, ndaj informacioni mbetet në nivel raportimesh. Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi koncerti i Kanye West në Tiranë zhvilloi një koncert në kryqytet.

