Moment dramatik në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, Alba përballet me krizë shëndetësore

Një ditë më parë, banorja e Big Brother VIP, Alba Pollozhani, pësoi një episod të rëndë shëndetësor, duke u detyruar të largohej përkohësisht nga shtëpia për të marrë trajtim mjekësor.

Gjatë prime-it të së premtes, u publikuan pamjet e momentit të vështirë, që shkaktuan shqetësim të menjëhershëm tek banorët dhe fansat e programit. Atmosfera brenda shtëpisë u tensionua ndërsa banorët përpiqeshin ta ndihmonin, dhe ndihma mjekësore u sigurua menjëherë.

Pas një intervenimi fillestar në dhomën e rrëfimit, Alba u dërgua për trajtim të mëtejshëm në spital, ku mjekët i siguruan kujdesin e nevojshëm. Pamjet e publikuara treguan të gjithë procesin, nga momenti kur ajo mori ndihmë në shtëpi deri te transportimi dhe kujdesi në spital.

Ngjarja shqetësoi banorët dhe ndjekësit e programit, të cilët shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për gjendjen shëndetësore të Albës.

YOU MAY ALSO LIKE