Martesë sekrete? Nesrin Cavadzade dyshohet se i ka dhënë fund beqarisë në Bodrum

Mediat turke po ziejnë nga lajmet se Nesrin Cavadzade është martuar fshehurazi me partnerin e saj, Kadir Taner Uçar, në një ceremoni private në Bodrum.

Dyshimet nisën pas postimeve misterioze të aktores në rrjetet sociale, ku ajo publikoi foto nga ambienti i ceremonisë, por pa zbuluar asnjë detaj nga dasma apo fustani i nusërisë. Një tjetër detaj që mori vëmendje ishte edhe qeni i saj “Dolce”, i shfaqur me papion elegant.

Sipas raportimeve në mediat turke, ceremonia ka qenë shumë private, ndërsa dasma e madhe pritet të organizohet pas një muaji. Në qendër të diskutimeve është bërë edhe diferenca prej 7 vitesh mes çiftit, pasi aktorja është 43 vjeçe, ndërsa partneri i saj 36.

Deri tani, aktorja nuk ka reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar lajmin, duke e bërë gjithë historinë edhe më misterioze.

YOU MAY ALSO LIKE