Heidi Baci reagon në “Wake Up” pas deklaratave të Romeo Veshaj: “Jam mërzitur, jam lënduar”
Heidi Baci ka reaguar në emisionin “Wake Up” lidhur me deklaratat e ish-partnerit të saj, Romeo Veshaj, për marrëdhënien dhe ndarjen e tyre. Ajo është shprehur e prekur nga mënyra se si është trajtuar publikisht kjo histori, duke theksuar se për të ka qenë një marrëdhënie shumë e rëndësishme dhe reale.
E ftuar në studio, Heidi Baci u shpreh se është lënduar nga komentet dhe mënyra se si është paraqitur historia e tyre në media, duke shtuar se nuk i ka pëlqyer interpretimi që i është bërë këndvështrimit të saj.
“Kam frikë se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Jam mërzitur, jam lënduar, për mënyrën se si është folur për ish-marrëdhënien time. Jam lënduar se si është kaluar ajo marrëdhënie, si është paraqitur në publik. Janë disa gjëra që nuk më pëlqejnë, nuk më pëlqen kur flasin për këndvështrimin tim. Në këndvështrimin tim nuk ka qenë një gjë tre mujorshe, kështu si u paraqit.
Unë do të flas gjithmonë për veten time, ka pasur përkushtim, sakrificë dhe ndjenja. Për sa i përket pastaj edhe pjesës së dy orëshit, tre orëshit, tre mujorëshit, kjo tallja, unë nuk e di pse dy gazetarë që nuk i njoh, nuk ia njihja ekzistencën, duhet ta shohin një histori me kaq lehtësi, nuk më pëlqeu dhe mu duk fyese. Nuk jam unë ajo vajzë, nuk ka qenë ajo marrëdhënia ime.
Për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk do të tallesha me ndjenjat e publikut që më kanë mbështetur, dhe sidomos me të miat. Çdo ka qenë shumë reale, nuk përkufizohet respekti në këto fjalët. Është bërë një premtim që nuk doja të flisja, sepse ka qenë një gjë shumë e rëndësishme për mua”, tha ajo.
Deklaratat e saj vijnë pas diskutimeve publike të ish-partnerit të saj, Romeo Veshaj, mbi raportin e tyre dhe mënyrën se si ka përfunduar lidhja.

