Reperi i njohur italian, Fred De Palma, ka surprizuar të gjithë fansat me lajmin e madh të fejesës së tij me modelen shqiptare Jori Delli. Lajmi u konfirmua nga vetë çiftit përmes disa fotove të publikuara në Instagram, që tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit.
Në postimin e tyre të përbashkët, të dy shkruajnë thjesht: “Përgjithmonë”, duke lënë të kuptohet se ky është një hap i madh për marrëdhënien e tyre. Në fotot e publikuara, Fred shfaqet duke puthur Jorin ndërsa ajo mban në dorë unazën e fejesës – një rreth floriri me diamant në qendër, që duket spektakolar.
Një tjetër foto tregon duart e tyre të kapura, duke nxjerrë në pah unazën e bukur që simbolizon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e çiftit.
Fansat janë të emocionuar dhe komentet nuk kanë munguar: nga urimet për dashuri të përjetshme, deri tek habiti për këtë surprizë romantike.
💎 Fred De Palma + Jori Delli = Përgjithmonë? Shumë fansa po presin të dinë më shumë detaje rreth dasmës së tyre.


