Egla Ceno shpërthen publikisht: Më hoqën rrogën dhe dy muaj bebelinat e mamit!

Aktorja e njohur Egla Ceno ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke njoftuar largimin nga teatri “Skampa” pas dy muajsh pa marrë pagën prej 55,000 lekësh të rinj. Sipas aktores, arsyeja e pezullimit të pagës ishte pjesëmarrja e saj në shfaqjen “Babai” në Teatrin Kombëtar Eksperimental.

Në postimin e saj, Egla shprehet me tone ironike dhe të zhgënjyera për institucionin ku ka punuar:
“Falenderim publik për Teatrin ‘Skampa’. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm sepse mora pjesë në shfaqjen ‘Babai’. Një veprim ‘artistik’ me plot finesë që tregon sa vlerësohet artisti dhe puna e tij.”

Aktorja vazhdoi duke kritikuar edhe drejtimin e teatrit, duke thënë:
“Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit. Bravo për dirigjencën dhe ‘vendimmarrjen kreative’. Zoti qoftë me ju!”

Megjithatë, Egla theksoi se pavarësisht situatës, ajo zgjedh të ecë përpara me forcë dhe qartësi:
“Vijoj përpara më e fortë se kurrë, e qartë për atë që meritoj dhe që nuk e pranoj. E dua ‘Skampën’ dhe Elbasanin, dhe jam mirënjohëse për dashurinë e publikut.”

Në fund, aktorja konfirmoi se kjo përplasje ishte një “çështje drejtorllëku”, duke i kërkuar formalisht Elbasanit të pranojë dorëheqjen e saj:
“Unë luftën e kam me skenën, jo me drejtorllëkun. I mrekullueshëm Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time.”

Largimi i Eglës ka krijuar reagime të shumta online, ndërsa mbetet për t’u parë reagimi zyrtar i teatrit “Skampa”.

♈♉♊♋♌♍♎♏♐♑♒♓
99LAJME

ZBULONI ASHENDENTIN

Sekretet e yjeve tuaj


YOU MAY ALSO LIKE