Kristi Lamaj është banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Këngëtari i muzikës popullore bëri një hyrje të veçantë dhe plot energji, duke kënduar në studio këngën e tij hit “Dridhe moj bajame”, përpara se të kalonte pragun e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I bindur në rrugëtimin e tij brenda lojës, Kristi u shpreh me vetëbesim:
“E di kur do të hyj dhe e di kur do të dal. Do të dal me fitore”, deklaratë që u prit me reagime të forta në studio.
Lamaj është rritur në Vlorë dhe ka qenë i lidhur me muzikën që në moshë të vogël. Ai ka ndjekur arsimin muzikor në shkollën “Naim Frashëri” në Vlorë, ku është specializuar në këndim klasik.
Përveç pasionit për artin, Kristi ka zgjedhur të ndjekë edhe studimet në juridik, me synimin për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme profesionale, paralelisht me zhvillimin e rrugëtimit të tij artistik.

