Brikena është përlotur gjatë qëndrimit në dhomën e rrëfimit, teksa ka folur për raportin e saj me Mateon.
Ajo është shprehur se është ndikuar emocionalisht nga afrimiteti i Mateos me Selin, duke theksuar se situata e krijuar pas puthjes së shkëmbyer gjatë prime-it të së martës e ka lënduar.
Banorja solli në vëmendje edhe klipin e prime-it të kaluar, ku ishte pasqyruar marrëdhënia mes Mateos dhe Selin, duke nënvizuar se ai po qëndron i afërt me një vajzë që ajo nuk e konsideron as shoqe brenda shtëpisë.
Brikena tregoi edhe një situatë konkrete që e ka prekur më shumë, duke thënë se kishte përgatitur ushqim me dëshirë për veten dhe për Mateon, por ai nuk ishte bashkuar me të.
“Doja të gatuaja për vete dhe për Mateon. E bëra pjatën gati, e bëra me zemër, e bëra për ne të dy. Ai ishte duke ndenjur me Selinën dhe Shëndritin. Unë e hëngra të gjithë pjatën dhe ai nuk erdhi. Për ty është më e rëndësishme të rrish të flasësh me Selin sesa të respektosh bukën që unë bëra për ne të dy,” u shpreh ajo.
Ajo shtoi se gjesti i Mateos pas puthjes e ka bërë të ndihet keq, duke përmendur edhe një moment tjetër kur ai ka ndërvepruar fizikisht me një banore tjetër.
“Më ka bërë të ndihem shumë keq. Ai e kap prej krahu për ta hedhur në pishinë një vajzë që unë nuk e kam as shoqe. Më ka lënduar kjo gjë,” tha Brikena.
Situata mes tyre duket se vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme në marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë.

