Brikena pas BIG BROTHER flet për Mateon: Nuk dua të ndahem prej tij

“Me Mateon nuk dua ta mendoj ndarjen” – Brikena Selmani flet pas Big Brother VIP Albania: “Shumë shpejt mund të më shihni në televizion” ❤️🔥

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe plot emocione në Goca dhe Gra, ku ka folur për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, paragjykimet që ka përjetuar dhe romancën me Mateon që po vazhdon edhe jashtë kamerave.

Brikena tregoi se një nga momentet më të vështira për të ishte eliminimi para Rogertit, pasi besonte se do të arrinte më larg në garë. Megjithatë, sipas saj, dashurinë e vërtetë e ka ndjerë sapo doli jashtë.

“Më ka ardhur keq që dola para Rogertit, sepse kam menduar se e mira në fund fiton. Por kur dola jashtë kuptova se publiku më ka mirëpritur njësoj si të isha finaliste”, u shpreh ajo.

Ajo foli edhe për mënyrën si është paragjykuar për shkak të pamjes së saj, duke theksuar se në Big Brother ka dashur të tregojë karakterin dhe personalitetin e saj të vërtetë.

“Veshja nuk e bën njeriun. Nuk ka asgjë të keqe nëse kërcen apo vishesh si të duash. Unë kam dashur të tregoj zemrën dhe karakterin tim, jo vetëm imazhin që njerëzit kishin krijuar”, tha Brikena.

Por padyshim, momenti që mori më shumë vëmendje ishte ai kur ajo foli për marrëdhënien me Mateon, lidhje e cila nisi brenda shtëpisë dhe që tashmë po forcohet çdo ditë e më shumë.

“Kur vij në Tiranë, jam gjithmonë në prezencën e Mateos. Ndihem shumë mirë me të dhe shpresoj më të mirën. Nuk dua ta mendoj fare ndarjen me të”, deklaroi ajo, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze. ❤️

Në fund, Brikena ngriti edhe më shumë kuriozitetin te publiku, teksa zbuloi se pas eksperiencës në Big Brother ka marrë oferta të shumta dhe mund të rikthehet shumë shpejt në ekran.

“Kam pasur shumë oferta pas Big Brother… ndoshta shumë shpejt do të më shihni në televizion”, tha ajo, pa treguar më shumë detaje.