Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër! Ja emri që i kanë vendosur të birit

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi për Princ Lekën dhe Blerta Celibashin, të cilët janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aleksandër.

Sipas informacioneve, vogëlushi ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, duke sjellë gëzim të madh në familjen mbretërore.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike historinë e tyre të dashurisë rreth një vit më parë. Marrëdhënia e tyre u kurorëzua me martesë në një ceremoni private, të zhvilluar në muajin mars të këtij viti.

Lajmi për ardhjen në jetë të Aleksandrit është pritur me urime të shumta nga familjarë, miq dhe dashamirës të çiftit.

Urime familjes për këtë kapitull të ri dhe jetë të gjatë vogëlushit Aleksandër!