“Nuk është shaka 1 Prilli!” Keijsi Hyseni konfirmon ndarjen nga Ina, ja çfarë ndodhi mes tyre!

Një deklaratë që askush nuk e priste! I ftuar në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio me Elona Duro, ish-banori i Big Brother VIP Albania, Keijsi Hyseni, ka pranuar publikisht se lidhja e tij me Ina ka marrë fund.

Teksa shumë e morën si një shaka të mundshme për 1 Prillin, Keijsi e bëri të qartë: “Nuk jam nga ata që bëj shaka për 1 Prill”, duke i dhënë fund çdo dyshimi.

Sipas tij, ndarja ka ardhur pas një periudhe reflektimi, ku të dy kanë kuptuar se marrëdhënia po u bënte më shumë dëm sesa mirë. Ai theksoi se vendimi nuk erdhi nga njëra palë, por ishte i përbashkët dhe i diskutuar me mirëkuptim.

Po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit… nuk po shkonin gjërat siç duhet,” – u shpreh ai, duke shtuar se ndarja ka ndodhur vetëm disa ditë më parë.

Megjithatë, ajo që po ngre edhe më shumë pikëpyetje është fakti se Ina ende nuk ka reaguar publikisht, duke lënë hapësirë për dyshime dhe spekulime të reja në rrjet.

A do të ketë një reagim nga ana e saj? Apo kjo histori ka ende kapituj të pazbuluar?