Mbrëmja e sotme e “prime”-it solli një nga momentet më të shumëpritura për publikun dhe banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Në një mënyrë spektakolare, u zbulua zyrtarisht data e finales së madhe.
Finalja do të zhvillohet më 18 prill, duke shënuar kështu fundin e një rrugëtimi plot emocione, debate dhe surpriza për banorët që kanë qenë pjesë e këtij edicioni.
Një tjetër detaj i rëndësishëm që u bë publik është edhe numri i finalistëve. Vetëm katër banorë do të arrijnë në natën finale, duke e bërë garën edhe më të fortë dhe më konkurruese në javët e fundit.
Tashmë, me afrimin e finales, pritet që dinamika në shtëpi të intensifikohet, ndërsa publiku do të ketë një rol vendimtar në përzgjedhjen e fituesit.
Spektakli vazhdon të mbajë të mbërthyer audiencën, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë katër finalistët që do të luftojnë për çmimin e madh.

