Kosovë–Turqi transmetohet në Top Channel, shtyhet prime i Big Brother VIP

Ndeshja historike e Kosovës ndaj Turqisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, do të transmetohet në ekranin e Top Channel dhe DigitAlb, duke sjellë një ndryshim në programin televiziv të mbrëmjes.

Për shkak të këtij transmetimi sportiv me rëndësi të madhe, prime i “Big Brother VIP” është zhvendosur për të mërkurën, duke i lënë hapësirë ndeshjes që do të nisë në orën 20:45.

Kosova vjen në këtë përballje pas një fitoreje historike ndaj Sllovakisë, duke e bërë sfidën kundër Turqisë një “finale” të vërtetë në rrugëtimin drejt Botërorit.

Ndërkohë, në spektaklin e “Big Brother VIP” situata mbetet e tensionuar, pasi në nominim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit. Ky i fundit hapi edhe Kutinë e Pandorës, duke ndikuar në dinamikën e lojës.

Publiku do të ketë fjalën e fundit të mërkurën, ku do të vendoset se cili prej banorëve do të eliminohet nga gara.