PLAS KEQ në shtëpinë më të famshme! Keijsi shpërthen ndaj Mirit: “Morr i zi, ule kokën!” Çfarë pritet të shtunën?!

Një debat i ashpër dhe plot tension ka shpërthyer ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku protagonistë kanë qenë Miri dhe Keijsi. Përplasja mes tyre ka degraduar në ofendime të rënda, kërcënime dhe ironi të hapur, duke tronditur raportin që dikur dukej shumë i afërt mes dy banorëve.

Gjatë debatit me tone të larta, Keijsi i është drejtuar Mirit me fjalë tepër fyese, duke i kërkuar madje të ulë kokën kur ajo kalon pranë. Nga ana tjetër, Miri ka reaguar duke e ironizuar vazhdimisht, duke e quajtur “mbretëreshë”.

Kujtojmë se Miri dhe Keijsi kanë pasur më parë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, por gjithçka ndryshoi pas “Prime”-it të martës. Keijsi e ka akuzuar Mirin se ka blerë lule te dyqani i ish-të dashurës së tij, Stelinës, për t’ua dhuruar vajzave të tjera, çka duket se ka qenë pika e kthesës në marrëdhënien e tyre.

Pjesë nga debati:

Keijsi: O skuthi, o morri edhe skuthi. Edhe kur të kaloj unë, kthe kokën andej; kur kaloj unë, mos më shiko në sy, morr i zi, pusho aty!

Miri: Ti pusho, ik uturak!

Keijsi: Qepe gojën se plehra nxjerr nga goja.

Miri: Uturak qelbës

Keijsi: O morr, të thashë do të nxjerr nga krevati se je morr.

Miri: Uturaku, mbretëresha Keijsi

Keijsi: O morr, do shtypesh kështu si kërcet morri.

Miri: Mbretëresha Keijsi

Keijsi: Kur të kaloj unë, si gocat që ke nga mbrapa dhe çunat, do ulni kokën, do thoni “më fal”.

Miri: Kush po e ul kokën tani? Ashtu ule kokën, mbretëresha Keijsi.

Keijsi: Hajde, morra skutha të gjithë.

Miri: Hajde, mbretëresha Keijsi, o uturak, o plehër.

Debati mes dy banorëve ka shkaktuar reagime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, ndërsa tensionet mbeten të larta. Tashmë, të gjithë sytë janë drejt Prime-it të së shtunës, ku pritet reagimi i banorëve dhe vendimi i “Vëllait të Madh”, që mund të sjellë pasoja të forta për këtë përplasje të paprecedentë.

YOU MAY ALSO LIKE