“S’më la Zoti të shijoj dashurinë e nënës” Elijona shpërthen në lot me rrëfimin!

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka emocionuar publikun dhe bashkëbanorët me një rrëfim të ndjerë mbi një nga kapitujt më të dhimbshëm të jetës së saj. Gjatë një bisede të qetë, por tejet emocionale me Sasën, ajo foli hapur për humbjen e nënës dhe motrës, si dhe për fëmijërinë e vështirë që e kaloi larg familjes biologjike.

Elijona tregoi se që në moshë shumë të vogël ishte larguar nga familja, duke jetuar për disa vite me një familje gjermane. Ajo zbuloi se kishte qenë vetëm 6 ose 7 vjeçe kur u largua dhe se ishte kthyer në shtëpi vetëm në moshën 13-vjeçare, një periudhë që për të kishte lënë plagë të thella emocionale.

“Gjëja që më dhemb më shumë është se nuk pata kohë të mjaftueshme me mamin tim”, u shpreh Elijona, duke theksuar se gjatë gjithë atyre viteve kishte jetuar pa praninë e nënës. Ajo tregoi se momenti i kthimit në shtëpi kishte qenë i shumëpritur dhe i ëndërruar për vite me radhë, por fati nuk ia kishte dhënë mundësinë ta shijonte plotësisht atë ribashkim.

Rrëfimi i saj u bë edhe më prekës kur Elijona pranoi se ishte lutur për vite të tëra për të përjetuar dashurinë e nënës, por kjo dëshirë iu ndërpre shumë shpejt. “U luta kaq gjatë për atë moment, por nuk munda të kënaqesha, të mbushesha me dashurinë e saj”, tha ajo mes emocionesh.

Kjo histori e dhimbshme zbuloi një anë të ndjeshme dhe njerëzore të Elijonës, duke prekur jo vetëm Sasën, por edhe publikun e gjerë, i cili pa tek ajo një vajzë që, pavarësisht forcës së jashtme, mbart ende brenda vetes një boshllëk të madh emocional.

YOU MAY ALSO LIKE