Pas fitores së Alis në Festivalin e Këngës, Luiz Ejlli ka reaguar me një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen.
“Shkodraneve duhet t’u ndalohet që të marrin pjesë në festival. Dy vite me radhë Shkodra! Edhe vitin tjetër e sigurt, Shkodra prapë,” është shprehur Ejlli.
Vlen të theksohet se edicionin e kaluar të Festivalit të Këngës fitues ishte grupi Shkodra Elektronike, ndërsa këtë vit trofeun e rrëmbeu Alis, duke e bërë Shkodrën fituese për dy vite radhazi.
Deklarata e Luiz Ejllit ka nxitur kureshtje, duke lënë të hapur pyetjen: mos vallë “Shkodra prapë” vitin e ardhshëm do të thotë rikthim i vetë Luiz Ejllit në Festivalin e Këngës?

