Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nis nesër, nën drejtimin e Ledion Liços, duke rikthyer spektaklin më të ndjekur në ekranin e Top Channel. Me pritshmëri të larta dhe kuriozitet maksimal, produksioni ka konfirmuar zyrtarisht vetëm një emër, ndërsa sinjalet nga rrjetet sociale kanë ndezur spekulimet për banorët e tjerë.
Sipas konfirmimit nga produksioni, Angelo Haruni është i pari banor i konfirmuar zyrtarisht i BBVIP 5. Ndërkohë, dy video të publikuara në kanalet zyrtare të formatit kanë dhënë shenja të forta për dy emra të tjerë që pritet t’i bashkohen shtëpisë.
Nga pamjet e publikuara, Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i West Side Family, duket se do të jetë banori i dytë i edicionit. Po ashtu, një vajzë që bie në sy për prezencën e saj “sexy” në video identifikohet si Brikena Selmani, Miss Grand Kosovo 2025. Sipas burimeve tona ekskluzive, këta janë tre emrat e parë që konfirmohen nga Big Brother VIP Albania, ku vetëm i pari është zyrtar, ndërsa dy të tjerët dalin nga videot e publikuara në rrjete sociale.
Përveç tyre, në rrjet dhe media po qarkullon edhe një listë emrash të tjerë që përfliten si pjesë e mundshme e kastit, por që mbeten ende të pakonfirmuar. Më poshtë, lista e plotë e emrave që përmenden:
- Kristi Lamaj – Këngëtar
- Hilda Kërtalli – Content Creator
- Renee Reffo – Content Creator
- Vitmar Basha – Këngëtar dhe instrumentist
- Robert Aliaj Dragot – Artist, babai i ish-finalistit Kristi
- Anxhela Martini – Modele
- Juxhin Plovishti – Aktor humori në “Portokalli”
- Ardit Murataj – Moderator
- Sabina Mete – Moderatore
- Ina Pashollari – Moderatore
- Lore (Lorela Karoshi) – Këngëtare
- Valer Kolnika – Ish-banor i “Big Brother” (versioni i thjeshtë)
- Kleoniki Delijorgji – Modele dhe ish-Miss
- Jori Mersini – E angazhuar në fushën e imobiliareve
Të gjitha misteret do të marrin fund të shtunën, më 20 dhjetor, ora 21:00, drejtpërdrejt në Top Channel, kur Big Brother VIP Albania 5 hap zyrtarisht dyert e shtëpisë dhe prezanton banorët e rinj. Spektakli pritet të sjellë surpriza, dinamika të forta dhe personazhe që do të dominojnë diskutimet e këtij sezoni.

