Alvisa Qarri, dikur konkurrente e Përputhen, ka ndarë me ndjekësit një dedikim të ëmbël për vajzën e saj, Reinën.
Ajo ka publikuar fjalë emocionuese, duke treguar se ardhja e vajzës ia ka ndryshuar jetën, shkruan Kosovarja.
“Ti nuk ndryshove thjesht jetën time, Reina… ti më ndryshove mua. Dhe sa herë të shoh, e kuptoj që versioni im më i bukur filloi ditën që u bëra mami yt”, ka shkruar Alvisa.


