Këngëtari Ermal Fejzullahu ka publikuar një pamje nga ambientet e shtëpisë së tij, duke ndarë me ndjekësit një pjesë të hapësirës ku jeton.
Publikime të tilla nga jeta e tij private nuk janë të shpeshta.
Nga pamjet e publikuara, shtëpia duket e mobiluar në stil modern, me ambiente të rregulluara dhe një kombinim elementesh që krijojnë një atmosferë komode.
Këngëtari, i njohur për aktivitetin e tij muzikor, këtë herë ka tërhequr vëmendjen te ambientet e shtëpisë, duke ofruar një pamje më të afërt të hapësirës së tij private, shkruan “Kosovarja”.

