Një model flokësh që Nora Istrefi e kishte realizuar plot 18 vite më parë po rikthehet në vëmendje, këtë herë përmes paraqitjes së yllit amerikan Kim Kardashian.
Ka qenë stilisti i njohur shqiptar, Kaci, ai që ka vënë në pah ngjashmërinë mes dy paraqitjeve, duke publikuar në Instagram një krahasim mes këngëtares shqiptare dhe Kim Kardashian, e cila u shfaq së fundmi në tapetin e kuq të “Academy Museum Gala 2026”.
Përmes këtij postimi, Kaci ka rikujtuar se modelin e flokëve ia kishte realizuar Norës shumë vite më parë, duke shkruar:
“Mirëmëngjesi Kosovë, sot u çova e pashë Kimin. Hello @kimkardashian, e para 18 viteve e kom ba me @noraistrefi”.
Ngjashmëria mes dy paraqitjeve ka tërhequr vëmendjen, duke rikthyer në qendër të diskutimit stilin e Norës dhe duke ngritur pyetjen nëse Kim Kardashian është frymëzuar nga këngëtarja shqiptare.
Edhe pse nuk ka konfirmim se ylli amerikan ka kopjuar Norën, krahasimi i publikuar nga Kaci dëshmon se ky model flokësh ishte realizuar nga artistët shqiptarë shumë vite përpara se të rikthehej në vëmendje përmes një emri të njohur ndërkombëtar.

