Aktori Ylber Bardhi ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të motrës së tij të dashur, Besës, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Përmes një fotografie të përbashkët, aktori ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e saj, duke i kushtuar disa fjalë prekëse që pasqyrojnë dashurinë dhe lidhjen e veçantë mes tyre.
“BESA ime, motra ime e dashur. Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty”, ka shkruar Bardhi në dedikimin e tij emocionues.
Ai ka theksuar se kujtimi dhe dashuria për motrën do të mbeten të përjetshme në zemrën e tij, duke nënvizuar se lidhja mes vëllait dhe motrës nuk shuhet as me largimin nga kjo jetë.
“Vëllai yt do të të mbajë përjetë në zemër, sepse motrat nuk harrohen kurrë, e as kur largohen nga kjo jetë. Të dua”, ka përfunduar aktori mesazhin e tij prekës, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të shtrenjtë.



