Kylie Jenner ka bërë një tjetër deklaratë që po shkakton bujë në rrjetet sociale. Ylli 28-vjeçar ka folur hapur për ndërhyrjet estetike, duke zbuluar se po mendon seriozisht të zmadhojë edhe më shumë gjoksin.
Gjatë një bisede në podcastin “Better Half with Stas & Vic”, të drejtuar nga mikeshat e saj Anastasia “Stassie” Karanikolaou dhe Victoria Villarroel, Kylie pranoi se nuk është ende plotësisht e kënaqur me përmasën aktuale të implanteve.
Edhe pse aktualisht ka implante 445 cc, ajo tha se dëshiron që ato të jenë edhe më të mëdha dhe më të dukshme.
“I dua më të mëdha. E them çdo ditë. Dua që të jenë më të mëdha dhe më të dukshme. Dua që gjoksi im të hyjë në dhomë para meje”, është shprehur Kylie me humor.
Mikja e saj, Stassie, tregoi se kjo dëshirë nuk është aspak e re, pasi Kylie ka kohë që flet për dëshirën për një gjoks më të madh.
Kylie nuk e ka mohuar aspak këtë “fiksim”, duke u përgjigjur shkurt: “I dua gjokset.”
Biseda ka vijuar edhe për mundësinë e një ndërhyrjeje tjetër estetike. Kylie kishte menduar më herët që ta realizonte operacionin përpara se të mbushte 29 vjeç, por duket se planet e saj kanë ndryshuar. E pyetur nëse do ta bëjë ndërhyrjen para moshës 30-vjeçare, përgjigjja e saj ishte: “Ndoshta jo.”
Deklarata e fundit vjen rreth një vit pasi Kylie Jenner vendosi të tregonte publikisht detaje të rralla për ndërhyrjen që kishte kryer në gjoks. Ajo zbuloi se kishte zgjedhur implante silikoni 445 cc, me profil “moderate”, të vendosura pjesërisht nën muskul, duke bërë publik edhe emrin e kirurgut që kishte kryer ndërhyrjen.
Por ajo që po tërheq më shumë vëmendje është ndryshimi i madh në qëndrimin e saj. Në vitin 2023, Kylie kishte shprehur pendesë për vendimin që kishte marrë në moshën 19-vjeçare, duke thënë se do të donte të mos e kishte bërë fare ndërhyrjen.
Tani, vetëm pak vite më vonë, duket se mendimi i saj ka ndryshuar sërish. Megjithatë, deri më tani Kylie Jenner nuk ka konfirmuar asnjë operacion të ri dhe nuk ka bërë publik ndonjë datë për një ndërhyrje tjetër.
Ndërkohë, ajo ka edhe një tjetër dëshirë përpara se të mbushë 30 vjeç: një piercing në kërthizë, por jo të zakonshëm. Në stilin e saj luksoz, Kylie ka bërë shaka se dëshiron diamante që të varen nga kërthiza e saj.

