# Yjet e “Qyteti i Largët” pushtojnë New York-un! Alya dhe Cihan takohen në Times Square

- Link: https://99lajme.com/yjet-e-qyteti-i-larget-pushtojne-new-york-un-alya-dhe-cihan-takohen-ne-times-square/
- Published: 2026-11-23T10:29:44+01:00
- Author: red

Seriali i suksesshëm turk “Qyteti i Largët” (Uzak Şehir), i cili do të rikthehet së shpejti me sezonin e ri dhe episode premierë në TV Klan, po shënon një tjetër sukses ndërkombëtar. Dy protagonistët, Ozan Akbaba dhe Sinem Ünsal, kanë udhëtuar drejt New York-ut për ceremoninë e Çmimeve Ndërkombëtare Emmy 2026. Aktori Ozan Akbaba, i njohur për rolin e Cihanit, dhe aktorja Sinem Ünsal, e cila interpreton Alyan, kanë ndërprerë përkohësisht xhirimet në Mardin të Turqisë për të marrë pjesë në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve Emmy. Dy aktorët janë surprizuar nga një gjest i veçantë i fansave të tyre. Grupi i admiruesve “OzSin” ka organizuar shfaqjen e një videoje dedikuar dy protagonistëve në një prej ekraneve gjigante të Times Square, në zemër të New York-ut. Në ekranin e vendosur në 1560 Broadway janë shfaqur pamje të aktorëve, të shoqëruara me mesazhin: “Mirë se erdhët në New York me dashuri nga Qyteti i Largët”. Sinem Ünsal dhe Ozan Akbaba kanë vizituar së bashku Times Square për të parë surprizën e përgatitur nga fansat. Momentet emocionuese janë fotografuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente. Dy protagonistët kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me producenten Lale Eren. Gjatë qëndrimit në New York, ata janë pritur me entuziazëm nga admiruesit e serialit. “Qyteti i Largët”, një prodhim i kompanisë së njohur turke Ay Yapım, është nominuar në kategorinë Telenovela në Çmimet Ndërkombëtare Emmy 2026, ceremonia e të cilave zhvillohet më 23 nëntor në New York. “Qyteti i Largët” rikthehet me sezonin e ri në TV Klan Historia e dashurisë, intrigave dhe përplasjeve familjare mes Alyas dhe Cihanit ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe është kthyer në një prej serialeve më të komentuara turke. Për publikun shqiptar, emocionet e kësaj historie do të vazhdojnë në ekranin e TV Klan. “Qyteti i Largët” do të nisë së shpejti sezonin e ri, me episode premierë që sjellin zhvillime të papritura dhe të tjera sfida për personazhet e preferuara të shikuesve.
