# Xhensila Myrtezaj reagon pas aludimeve: Nuk jam nën hetim, shpifjet do t’i ndjek në rrugë ligjore

- Link: https://99lajme.com/xhensila-myrtezaj-reagon-pas-aludimeve-nuk-jam-nen-hetim-shpifjet-do-ti-ndjek-ne-rruge-ligjore/
- Published: 2026-07-10T14:05:35+02:00
- Author: K

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar publikisht pas lajmeve të publikuara në 
disa media dhe portale, ku aludohej për përfshirjen e saj në një skemë të dyshuar
të pastrimit të parave.

Pretendimet e shpërndara së fundmi lidhen me një aktivitet tregtar në zonën e Liqenit
të Thatë në Tiranë, ku sipas raportimeve është përmendur emri i artistes në lidhje
me një qendër dermoestetike. Megjithatë, Myrtezaj i ka cilësuar këto publikime si
të pavërteta dhe keqinformuese.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Përmes një deklarate të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka
mohuar kategorikisht çdo përfshirje në çështjen e përfolur, duke theksuar se emri
i saj është përdorur pa asnjë bazë faktike.

“Sqaroj qartë se nuk jam subjekt i asnjë hetimi nga SPAK”, është shprehur ajo, duke
nënvizuar se çdo pretendim në të kundërt është i rremë dhe dëmton figurën, dinjitetin
dhe reputacionin e saj.

Në reagimin e saj, artistja u ka bërë apel mediave dhe portaleve që të verifikojnë
informacionin përpara publikimit, në mënyrë që të shmanget përhapja e lajmeve të
pasakta.

Në të njëjtën kohë, Xhensila Myrtezaj ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha
rrugët ligjore ndaj kujtdo që vazhdon të publikojë shpifje apo informacione të pavërteta
që cenojnë imazhin e saj.
