# X Media në heshtje prej javësh, çfarë po ndodh me platformën e Donald dhe Romeo Veshajt?

- Link: https://99lajme.com/x-media-ne-heshtje-prej-javesh-cfare-po-ndodh-me-platformen-e-donald-dhe-romeo-veshajt/
- Published: 2026-07-07T13:04:08+02:00
- Author: K

Prej më shumë se tre javësh, platforma **X Media**, e krijuar nga Donald dhe Romeo
Veshaj, nuk ka publikuar asnjë përmbajtje të re, duke shtuar pikëpyetjet mes ndjekësve
për të ardhmen e projektit.

Emisioni i fundit i transmetuar ishte **“Më Lër Ta Mbaroj”**, i publikuar më 13 
qershor. Edhe pse në fund të episodit u la të kuptohej se programi do të rikthehej
javën pasuese, që prej asaj dite nuk ka pasur asnjë transmetim të ri dhe as ndonjë
njoftim zyrtar për arsyet e kësaj pauze.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Ndërkohë, vëllezërit Veshaj kanë qenë në fokus edhe për zhvillime të tjera. Gjatë
muajit maj u raportua se Donald Veshaj, së bashku me partnerët e tij në biznes, 
kishte paraqitur një kërkesë për leje zhvillimi për ndërtimin e një kulle 33-katëshe
në Vlorë.

Në të njëjtën kohë, sipas raportimeve të **Prive by Liberta Spahiu**, brenda X Media
po ndodhin lëvizje në staf. Burimet bëjnë me dije se disa anëtarë të ekipit nuk 
do të vazhdojnë më bashkëpunimin me platformën, duke lënë të kuptohet se ndërprerja
e programacionit mund të jetë pjesë e një ristrukturimi të brendshëm.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Donald apo Romeo Veshaj për situatën,
ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një pushim të përkohshëm apo për ndryshime
më të thella në funksionimin e platformës.
