# Tronditëse! Artistja kosovare ndërron jetë vetëm 25 vjeçe, pas betejës së vështirë me tumorin

- Link: https://99lajme.com/tronditese-artistja-kosovare-nderron-jete-vetem-25-vjece-pas-betejes-se-veshtire-me-tumorin/
- Published: 2026-10-23T18:19:03+02:00
- Author: K

Artistja e re kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, 
pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët kanë ndarë edhe
një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të dashurës
së tyre.

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona,
deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti
i bardhë”, shkruhet në mesazhin e familjes.

Rinesa, e njohur edhe me emrin artistik “Rinessance”, ishte një artiste e re në 
rritje, e cila prej kohësh po përballej me sëmundjen e rëndë.

Për të përballuar kostot e trajtimit mjekësor, ishte organizuar edhe një aktivitet
për mbledhjen e fondeve, në përpjekje për ta ndihmuar gjatë kësaj beteje të vështirë.

Ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka lënë pas dhimbje te familjarët dhe të afërmit,
ndërsa mesazhi i tyre prekës përcjell dashurinë dhe mallin që do të mbetet përherë
për Rinesën.
