# Tragjike! Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare ish-e dashura e Justin Bieber, vetëm pak muaj pas lindjes së vajzës

- Link: https://99lajme.com/tragjike-ndahet-nga-jeta-ne-moshen-34-vjecare-ish-e-dashura-e-justin-bieber-vetem-pak-muaj-pas-lindjes-se-vajzes/
- Published: 2026-10-19T19:02:21+02:00
- Author: K

Modelja australiane dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Sahara Ray, ka ndërruar
jetë në moshën 34-vjeçare, vetëm pak muaj pasi ishte bërë nënë për herë të parë.
Ajo ishte përfolur më herët edhe për lidhjen e saj romantike me këngëtarin e njohur
Justin Bieber.

Lajmi i trishtë u bë publik nga familjarët e saj, të cilët konfirmuan për _TMZ_ 
se modelja ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës, e rrethuar nga njerëzit e saj më të
dashur, në spital.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

“Ajo ndërroi jetë mbrëmë, e rrethuar nga familja në spital. Ajo ishte shumë e dashur”,
u shprehën familjarët e Sahara Ray.

Deri më tani, shkaku i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur.

Vdekja e modeles vjen në një periudhë të rëndësishme të jetës së saj, pasi vetëm
pak muaj më parë ajo kishte mirëpritur fëmijën e saj të parë, një vajzë.

Sahara Ray u bë e njohur në industrinë e modës dhe në rrjetet sociale, ndërsa emri
i saj mori vëmendje të veçantë edhe për shkak të lidhjes së përfolur me Justin Bieber.

Ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka lënë pas dhimbje te familjarët dhe njerëzit
e afërt, ndërsa rrethanat e plota të vdekjes mbeten ende të paqarta.
