# Surpriza e BBVK për këtë sezon është ky personazh

- Link: https://99lajme.com/surpriza-e-bbvk-per-kete-sezon-eshte-ky-personazh/
- Published: 2026-10-26T16:09:10+01:00
- Author: K

Ajkune, e njohur për aktivitetin e saj në industrinë e bukurisë, është një nga banoret
e konfirmuara të “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo është biznesmene dhe profesioniste
në fushën e flokëve, me aktivitet të lidhur me sallonet e bukurisë dhe tregtimin
e produkteve për kujdesin, ngjyrosjen dhe stilimin e tyre. Ajo ka zhvilluar disa
biznese të kësaj fushe, me prani në Zvicër dhe Kosovë.

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image-15.png)

Puna e saj e ka afruar edhe me personazhe të njohura të showbizit shqiptar. Fifi,
Elijona Binakaj, Genta Ismajli dhe Oriola Marashi janë disa nga emrat që shfaqen
në videot e saj, mes transformimeve të pamjes dhe kujdesit për flokët.
Me hyrjen
në “Big Brother VIP Kosova”, Ajkune do të prezantohet për publikun përtej rolit 
të biznesmenes. Këtë herë, në qendër të vëmendjes do të jenë personaliteti i saj,
bashkëjetesa me banorët dhe mënyra si do t’i përballojë sfidat e spektaklit.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO
