# “Sulltanesha Hyrrem” surprizon me gjestin e saj, çfarë ka bërë aktorja e njohur?

- Link: https://99lajme.com/sulltanesha-hyrrem-surprizon-me-gjestin-e-saj-cfare-ka-bere-aktorja-e-njohur/
- Published: 2026-11-23T10:57:54+01:00
- Author: red

**Aktorja e njohur turke [Meryem Uzerli](https://99lajme.com/tag/meryem-uzerli/),
e cila fitoi zemrat e publikut shqiptar me rolin e [Sulltaneshës Hyrrem](https://99lajme.com/tag/meryem-uzerli/)
në serialin e famshëm “[Sulejmani i Madhërishëm](https://99lajme.com/tag/sulejmani-i-madherishem/)”,
ka tërhequr vëmendjen me një gjest human. Ajo ka vizituar vajzat e fondacionit Koruncuk
në [Turqi](https://99lajme.com/tag/turqi/), një organizatë që e mbështet prej vitit
2012.**

Gjatë vizitës, aktorja kaloi momente të veçanta me vajzat, duke biseduar, luajtur
dhe u interesuar nga afër për aktivitetet e tyre. [Uzerli](https://99lajme.com/tag/meryem-uzerli/)
ndoqi me vëmendje punimet e fëmijëve dhe ndau me to çaste të mbushura me buzëqeshje
e emocione.

Prej më shumë se 14 vitesh, [Meryem Uzerli](https://99lajme.com/tag/meryem-uzerli/)
është një mbështetëse e vazhdueshme e fondacionit Koruncuk, i cili punon për mbrojtjen
e të drejtave të fëmijëve dhe krijimin e një të ardhmeje më të sigurt për ta.

I themeluar në vitin 1979, fondacioni ka në fokus veçanërisht vajzat që rrezikojnë
të mbeten pa mbështetjen e nevojshme për plotësimin e nevojave bazë dhe vazhdimin
e arsimimit. Organizata synon t’u ofrojë atyre mundësi për t’u rritur në një mjedis
të sigurt dhe për t’u bërë të pavarura e të sigurta në vetvete.

Me këtë vizitë, aktorja e njohur ka rikthyer vëmendjen te rëndësia e mbështetjes
së fëmijëve në nevojë, duke treguar se angazhimi i saj shkon përtej ekranit.

**Për publikun shqiptar, [Meryem Uzerli](https://99lajme.com/tag/meryem-uzerli/)
mbetet e paharrueshme si [Sulltanesha Hyrrem](https://99lajme.com/tag/meryem-uzerli/)
në serialin “[Sulejmani i Madhërishëm](https://99lajme.com/tag/sulejmani-i-madherishem/)”,
një nga personazhet më të dashura dhe më të spikatura të dramave historike turke.**
