# ‘S’kam fuqi…’ Selvija përlot me kujtimin për Shpatin

- Link: https://99lajme.com/skam-fuqi-selvija-perlot-me-kujtimin-per-shpatin/
- Published: 2026-07-14T10:05:29+02:00
- Author: K

Selvija ka prekur thellë ndjekësit e saj në rrjetet sociale përmes një postimi të
fundit në InstaStory.

Ajo ka ndarë një sekuencë të shkurtër nga një këngë e papublikuar e partnerit të
saj të ndjerë, këngëtarit Shpat Kasapi, duke sjellë sërish në vëmendje kujtimin 
e tij përmes muzikës.

Përkrah fragmentit muzikor, Selvija ka shkruar vetëm një fjali të vetme, e cila 
përcolli shumë dhimbje dhe emocion te publiku: “Kënga që nuk kam fuqi ta publikoj…”,
shoqëruar me emojin e një zemre të thyer.

Në sfondin e videos ku shihej hëna e plotë, dëgjoheshin vargjet prekëse: “Sa herë
që vjen nata tregom a t’vijë në mendje, a je t’u e pa këtë hënë”.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Selvija publikoi një projekt muzikor të Shpatit,
i cili u dedikohej nënave.

Ajo ka premtuar publikisht se do të lansojë të gjitha këngët e tij që kanë mbetur
të papërfunduara, duke mbajtur kështu gjallë trashëgiminë e tij artistike.
