# Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

- Link: https://99lajme.com/si-festivali-sunny-hill-e-vendosi-kosoven-ne-harten-globale-te-udhetimit/
- Published: 2026-06-19T10:53:41+02:00
- Author: R

**Festivali Sunny Hill është shndërruar në një nga atraksionet më tërheqëse verore
të Evropës Juglindore, duke tërhequr adhurues të muzikës nga rreth 60 shtete, në
Prishtinë për edicionin e vitit 2026, që mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht. 
Një qytet që dikur njihej kryesisht për historinë e vet të pasluftës, tashmë çdo
verë mbushet plot, pasi vizitorët ndërkombëtarë planifikojnë udhëtimet e tyre rreth
datave të festivalit.**

Gjatë festivalit, hotelet në të gjithë Prishtinën mbushen rreth 99–100% të kapacitetit
që kanë, ndërsa në pjesën tjetër të Kosovës rezervimet arrijnë rreth 96%. Akomodimet
afatshkurtra, restorantet, kafenetë dhe shërbimet e taksive funksionojnë me kapacitet
të plotë, ndërsa shumë vizitorë ndërkombëtarë e zgjasin qëndrimin e tyre deri në
dy javë për të eksploruar rajonin më gjerë – duke e kthyer një ngjarje treditore
në një sezon turistik që zgjat disa javë.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Mediat e pavarura kanë bërë krahasimin e qartë: Sunny Hill po bën për një shtet 
atë që “Coachella” bëri për një qytet shkretinor. Gjatë tri ditëve, me programin
që shtrihet në katër skena, festivali mirëpret mbi 100,000 vizitorë dhe po ndihmon
që Prishtina të njihet si një kryeqytet evropian, i përballueshëm dhe me një mikpritje
të ngrohtë e autentike, një përvojë e veçantë për udhëtarët që zgjedhin të dalin
përtej kornizave të destinacioneve të zakonshme.

Edicioni i vitit 2026 sjell një kombinim të emrave më të mëdhenj globalë – Katy 
Perry, Keinemusik, Martin Garrix dhe një listë të pasur artistësh të muzikës elektronike,
përfshirë Seth Troxler, Carlita dhe Pawsa – së bashku me artistë lokalë për një 
përvojë vendase. Për shumicën e vizitorëve, festivali është arsye për të vizituar
Kosovën, ndërsa vetë vendi arsye për të qëndruar më gjatë.

Biletat treditore të rregullta dhe ato VIP janë tashmë në shitje. Duke pasur parasysh
kërkesën e lartë ndërkombëtare dhe kapacitetet akomoduese, organizatorët rekomandojnë
që të bëhet sa më herët rezervimi i biletës e akomodimit.
Për bileta, ose për paketën
e plotë të udhëtimit si dhe për më shumë informacione, ju lutem vizitoni[ www.sunnyhillfestival.com](http://www.sunnyhillfestival.com/).
