# Shqiptari 21 vjeç që hakoi GTA 6 lirohet nga burgu! Si tronditi botën

- Link: https://99lajme.com/shqiptari-21-vjec-qe-hakoi-gta-6-lirohet-nga-burgu-si-tronditi-boten/
- Published: 2026-11-23T19:08:38+01:00
- Author: red

Hakeri 21-vjeçar Arion Kurtaj, i cili tronditi industrinë e videolojërave pasi publikoi
pamje sekrete të GTA 6, është liruar nga burgu nën mbikëqyrje, pavarësisht se u 
dënua me shtatë vite burg.

Kurtaj, pjesëtar i grupit të njohur të hakerëve Lapsus$, ishte përgjegjës për një
nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit në historinë e videolojërave.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Në vitin 2022, ai arriti të depërtonte në sistemet e kompanisë Rockstar Games, duke
vjedhur dhe publikuar 90 video nga loja GTA 6, e cila në atë kohë ishte ende në 
zhvillim.

Hakoi Rockstar Games nga një dhomë hoteli!

Detaji më i pabesueshëm është se Kurtaj e realizoi sulmin duke përdorur një pajisje
Amazon Fire Stick, televizorin e hotelit dhe pajisje të tjera të thjeshta, pasi 
policia i kishte sekuestruar kompjuterin.

Sulmi i shkaktoi Rockstar Games rreth 5 milionë dollarë dëme dhe mijëra orë punë
për rikuperimin e sistemeve.

Gjykatësi i dha një paralajmërim

Më 23 nëntor 2026, gjykata britanike e dënoi Kurtajn me shtatë vite burg, por ai
u lirua nën kushte, duke marrë parasysh kohën që kishte kaluar më parë në izolim.

Gjykatësi e cilësoi atë një të ri shumë të talentuar, duke e paralajmëruar që të
mos i shpërdorojë aftësitë e tij duke u përfshirë sërish në krime kibernetike.

Pas lirimit, Kurtaj do të jetë nën masa të rrepta mbikëqyrjeje për pesë vite, me
kufizime në përdorimin e internetit dhe ndalim të platformave Telegram dhe Discord.
