# “Shihemi të shtunën”, paralajmërimi i fortë i Stresit për protestat

- Link: https://99lajme.com/shihemi-te-shtunen-paralajmerimi-i-forte-i-stresit-per-protestat/
- Published: 2026-10-22T12:07:18+02:00
- Author: red

Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka bërë 
thirrje për bojkotimin e klubeve të natës këtë të shtunë.

Përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku shfaqet turma e protestuesve në
rrugë, reperi ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e mbështetjes nga artistët
e njohur të estradës.

> **“Grekë janë, s’janë shqiptarë! Ndaj të shtunën, meqë jemi pushim, të gjithë 
> bojkotoni klubet e natës. Asnjë nga VIP-at që këndojnë nuk janë në terren me ne,
> kështu që të shtunën të gjithë bashkë”, ka shkruar ai.**

Me këtë thirrje, Stresi u kërkon qytetarëve që të mos frekuentojnë klubet e natës
ku performojnë artistët shqiptarë, si një formë proteste ndaj mungesës së tyre në
protestat dhe kauzat që ai po mbështet.

Mbetet të shihet nëse kjo thirrje e reperit do të gjejë mbështetje te publiku dhe
nëse ndonjë nga artistët e estradës do të reagojë lidhur me këtë deklaratë.
