# Selin Bollati flet për bashkëjetesën me Gimbon: Erdhi natyrshëm dhe në momentin e duhur

- Link: https://99lajme.com/selin-bollati-flet-per-bashkejetesen-me-gimbon-erdhi-natyrshem-dhe-ne-momentin-e-duhur/
- Published: 2026-10-21T13:59:47+02:00
- Author: K

**
Selin Bollati ka folur së fundmi për jetën e saj personale, duke ndarë detaje
nga bashkëjetesa me partnerin e saj, Gimbon.

E ftuar në emisionin “Wake Up”, ajo ka treguar se të dy tashmë jetojnë së bashku
në Tiranë dhe se kjo fazë e re në marrëdhënien e tyre po shkon shumë mirë. Selin
u shpreh se bashkëjetesa nuk ishte diçka që e kishin planifikuar paraprakisht, por
një hap që erdhi krejt natyrshëm, pa e menduar se do të përfundonin duke kaluar 
kaq shumë kohë së bashku.
“Është një fazë që po e shijoj shumë. Ka ardhur në momentin
e duhur dhe shumë natyrshëm. Nuk kemi thënë se një ditë do të bashkëjetojmë, por
ashtu ndodhi”, ka treguar ajo.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Ajo shtoi se, pavarësisht angazhimeve të shumta që kanë të dy, shtëpia është vendi
ku gjejnë kohë për të qenë së bashku.

Sipas Selinit, ata kanë profile dhe angazhime të ndryshme, ndaj koha që kalojnë 
në shtëpi merr një rëndësi të veçantë në përditshmërinë e tyre.
“Ne jemi në dy profile
të kundërta, të angazhuar. Shtëpia është vendi ku na mbledh. Jemi okej, deri tani
është shumë mirë”, u shpreh ajo.

Në fund, Selin la të kuptohet se bashkëjetesa ka qenë një përvojë pozitive për të,
të cilën po e shijon pa presion dhe pa pritshmëri të paracaktuara.
