# Sadna e Bidait dhe Angelina Jolie solidariozohen me studentët shqiptarë

- Link: https://99lajme.com/sadna-e-bidait-dhe-angelina-jolie-solidariozohen-me-studentet-shqiptare/
- Published: 2026-10-19T17:05:38+02:00
- Author: K

Sara Khan, aktorja indiane që fitoi zemrat e publikut shqiptar me rolin e Sadnës
në serialin e njohur “Bidai”, ka ndarë një mesazh emocionues për Shqipërinë, duke
shprehur mbështetjen e saj për qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë që po protestojnë.
Lidhja e veçantë që aktorja krijoi me publikun shqiptar ndër vite duket se mbetet
e gjallë, edhe pse ka kaluar shumë kohë nga transmetimi i serialit. Shqiptarët e
kujtojnë ende me emocion personazhin e Sadnës, ndërsa vdekja e saj në serial u përjetua
me një trishtim të madh nga shikuesit, të cilët qanë për fatin e personazhit të 
dashur.

“Të dashur shqiptarë! Më pritët në shtëpitë tuaja si Sadna dhe më dhuruat aq shumë
dashuri, pavarësisht gjuhës dhe largësisë, të cilat nuk dukeshin se kishin aspak
rëndësi. E kam mbajtur atë dashuri me vete që prej asaj kohe. Sot, zemra ime është
e rënduar kur mendoj për ju, veçanërisht për të rinjtë tuaj, shpresat e tyre dhe
familjet që presin që ata të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi. Është thellësisht
prekëse dhe e dhimbshme të mendosh se zemrat e të rinjve duhet të përballen me kaq
shumë frikë, kur në të vërtetë duhet të kenë kaq shumë arsye për të parë me shpresë
drejt së ardhmes. Çdo i ri meriton të dëgjohet, të trajtohet me butësi dhe dinjitet,
si dhe të besojë se ëndrrat e tij kanë një vend në vendin e vet. Do të doja që këto
fjalë të mund t’u sillnin sadopak ngushëllim të gjithë atyre që po vuajnë. Çdo prindi
të shqetësuar, çdo të riu të frikësuar dhe kujtdo që po përjeton në heshtje momente
të vështira: ju jeni në mendimet dhe lutjet e mia. Ju bëtë që dikush, edhe pse larg
jush, të ndihej si një nga tuajt. Ju lutem, dijeni se dhimbja juaj nuk më duket 
aspak e largët. Me dashuri dhe me një lutje të heshtur për ditë më të qeta, Sadna
juaj”, shkruan aktorja indiane.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Ndërkohë edhe aktorja Angelina Jolie ka postuar në mbështetje të protestave studentore
në Tiranë. Në fotografinë që shpërndahet online, e paraqitur si një Instagram Story
nga profili i verifikuar i aktores, shfaqen pamje të protestave, flakë, forca policie
dhe portrete njerëzish me lot në sy. Në qendër të materialit lexohet fjala “ENOUGH”(
Mjaft), ndërsa në njërën prej pamjeve duket edhe flamuri shqiptar.
